Nesër do të mblidhen krerët e shteteve të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Zagreb të Kroacisë.
Në këtë Samit përveç diskutimit për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë pritet të bëhet e qartë se përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi mund të arrihet vetëm nga BE-ja.
Ndonëse ky Samit është përmendur si mundësi për liberalizim të vizave për Kosovën, gjasat për një gjë të tillë njohësit e integrimeve ndërkombëtare i konsiderojnë si “zero”. Për shkak se pandemia do të marrë epiqendrën e Samitit.
Drejtori i Institutit “EPIK”, Demush Shasha, thotë për KosovaPress se mesazh i mirë për Kosovën është largimi i vetos për pjesëmarrje nga Spanja.
Sipas tij është një sinjal i rëndësishëm i përafrimit të qëndrimit të Spanjës me vendet anëtare të BE-së sa i përket pranimit të pavarësisë së Kosovës.
“Pres që liderët do të bëjnë të qartë se ekziston një dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai dialog fasilitohet nga BE-ja”, tha ai.
Krahas kësaj, Shasha u shpreh skeptik për mundësitë që liberalizimi i vizave të ndodh këtë vit.
“Në asnjë formë nuk diskutohet liberalizimi i vizave, gjasat për këtë janë zero. Kjo nuk është temë e Samitit. Gjasat për liberalizim të vizave përtej samitit, me kalimin e çdo dite të vitit 2020 po zbehen çdo ditë e më shumë. Andaj nuk duhet pritur asgjë konkrete nga Samiti për liberalizim të vizave”, thotë ai.
Ndërsa, njohësi i tjetër i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, thotë se ky Samit do të jetë nën hijen e pandemisë Covid 19.
“Samiti do të jetë nën hijen e virusit Covid, situatës në të cilën jemi duke kaluar, posaçërisht do të diskutohet për postcovid. Gjendjen ekonomike si të menaxhohet më mirë dëmtimi që veç ka ndodhur prej pandemisë. Si mundet BE-ja të kontribuojë në zbutjen e konsekuencave të pandemisë. Për fat të keq të pandemisë Samiti do të këtë më pak efekt se sa është pritur në fillim. Kjo për fat të keq edhe tonin, ne këtu do të kërkonim ose të ishim më në qendër të vëmendjes me të gjitha ato sfida dhe probleme që ballafaqohemi si vend”, thotë ai.
Kosovën në këtë Samit virtual pritet të përfaqësojë presidenti, Hashim Thaçi.
5 maj 2020, 16:23
Shpërndaje në
Kushtetuesja e pezullon sërish Ligjin për Zyrtarët Publikë
Sonte në DESKU – Hilmi Jashari, Avokat i Popullit
Ekonomia e Kosovës do të humbë deri në 500 mln euro për shkak të pandemisë
Pezullohet aplikimi i kamatave dhe gjobave për mospagesën e tatimit në pronë deri më 31 dhjetor
Kurti emëron Velkoviqin këshilltar për komunitete, zë vendin e Rashiqit
Mehmeti: Rimëkëmbja ekonomike varet nga masat e ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë
17 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, gjithsej 820.