Analistët mirëpresin rolin e ambasadorëve të Quint-it për demarkacionin

E publikuar: 09/08/2016 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Inkuadrimi i ambasadorëve të vendeve të Quint-it për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi është mirëpritur nga analistët politikë.

Shkëlzen Maliqi ka thënë për “Epokën e re” se inkuadrimi i Quint-it është parimor, meqë ky trup përfaqëson vendet bashkëthemeluese të pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, në vend të konfrontimit me Quint’in, Kosova do të duhej ta parapëlqejë dakordimin me qëndrimin e ambasadorëve.

Edhe Mazllum Baraliu ka thënë se nëse ambasadorët e Quint-it dëshirojnë të japin kontribut pozitiv në zgjidhjen e demarkacionit, duhet t’i qasen objektivisht dhe në mënyrë korrekte problemit, në të kundërtën, sipas tij, është për keqardhje ndërhyrja e tyre.