Analistët kërkojnë ndalimin e vizitave të qeveritarëve serbë (VIDEO)

E publikuar: 10/04/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitat e qeveritarëv serbë në Kosovë janë shpeshtuar në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, të cilat mbahen më 24 prill.

Nga vendet ku këta i vizituan nuk munguan as mesazhet politike.

Profesori i historisë së Ballkanit, Ismet Hajrullahu, nuk po pajtohet për shfrytëzimin e këtyre vizitave për fushatë zgjedhore zyrtarët serb.

Bile sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk do të duhej fare t’i lejonte këto vizita.

Kundër vizitave të tilla është edhe botuesi i BotaPress, Bajrush Morina.

Këta analistë kërkuan ndalimin e vizitave të tilla derisa shteti serb nuk e njeh shtetin e Kosovës.