Ana Lika deklaratë zbulon djalin që i ka rrëmbyer zemrën

E publikuar: 06/11/2017 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mes djemve të kastit, për gati çdo të hënë, ne këtej jashtë ekranit u munduam të ndërtonin profilin më të mirë për Anën: pak i çmendur, pak çapkën, pak gazmor, shumë besnik, gjithmonë me humor e shumë cilësi të tjera mes konkurrentëve. Më kot. Për Anën ekzistuaka një dhe i vetëm. Aktorja e njohur e paska në tavë dashurinë e jetës dhe këtë sapo e konfirmoi nga skena e DËM mbrëmjen e sotme.

Pas performancës me Albin, një kërcim me ritmin e këngës “Ain’t me”, nga Selena Gomez dhe Kayo, Ana e pati të vështirë ta mbante emocionin. Kënga e preferuar e të dashurit, do të regjistrojë për të edhe një këtë kujtim nga skena e DWM. Nuk ishte as më shumë e as pak, veçse një deklaratë dashurie e pastër, që Ana nuk refuzoi edhe ta bënte live.

Të dashurit të zemrës, ajo i dërgoi nje mesazh zemre nga skena e Tv Klan dhe kaq u desh që publiku të brohorasë nga duartrokitjet: “Ai di shumë mirë të nxjerrë melodinë me të bukur të zemrës sime, di të pikturojë tablonë më të bukur të jetës sime, është artisti që ka bërë që çdo ditë e imja të jetë më e bukur” – tha Ana ndër të tjera për të dashurin e zemrës.