Kompania e njohur amerikane e parashikimeve, Gracenote, i ka publikuar prognozat për Lojërat Olimpike Rio 2016.
Kosova radhitet në vendin e 52 nga 75 shtete që supozohet se do të fitojnë medalje.
Gracenote parashikon se xhudistja Maljinda Kelmendi do të fitojë medalje të artë.
Sipas kësaj kompanie, SHBA do të jetë shteti më i suksesshëm me 88 medalje (38 të arta), para Kinës me 71 medalje (29 të arta), Britanisë së Madhe me 56 medalje (18 të arta), Gjermanisë me 51 medalje (16 të arta) dhe Australisë me 41 medalje (16 të arta). /kk/






















