Shefja e USAID-it viziton Kosovën, ndërsa shkon për herë të parë edhe në Serbi
Udhëheqësja e Agjencisë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave dhe do t’i takojë liderët e tyre.
Media amerikane shkruajne se Poëer bëhet udhëheqsja e parë e USAID-it që do ta vizitojë Serbinë, e cila mban lidhjet historike dhe kulturore me Rusinë.
Ajo do t’i takojë kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve, për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë në rrugëm e normalizimit të raporteve mes tyre dhe të lëivzin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Ajo do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, është thënë në një deklaratë të USAID-it./Express/