CEO e AMD Lisa Su në aktivitetin Computex në Taipei ditën e sotme solli lajmet më të fundit nga rivali më i madh i Intel dhe Nvidia në dy fronte, atë të procesorëve dhe grafikave.
Procesorët dhe grafikat e reja shtojnë presionin ndaj konkurrentëve si Intel dhe Nvidia me çmim dhe performancë të pakrahasueshme.
Gjenerata e tretë e procesorëve Ryzen, të parët në botë me arkitekturë 7-nanometër do të dalë në shitje më 7 Korrik.
Por lajmi i madh i kompanisë ishte debutimi i procesorit 12-bërthamësh dhe 24 procesesh (Threads) Ryzen 9 3900X.
Ky është procesori flagship i gjeneratës së tretë dhe ka çmim prej 499 dollarë krahasuar me rivalin e drejtpërdrejtë Intel Core i9-9920X i cili fillon nga 1,189 dollarë.
Ryzen 9 3900X ka frekuencë turbo 4.6Ghz dhe 70MB depo dhe konsumon 105 vat, ndjeshëm më efikas sesa Core i9-9920X i cili konsumon 165 vat.
AMD thotë se procesori i ri është 18% më i shpejtë sesa i9-9920X. Ndërsa çmimet për procesorët e tjerë janë 199 dollarë për modelin Ryzen 3600 me 6 bërthama dhe 12 procese, 329 dollarë për modelin me 8 bërthama dhe 16 procese Ryzen 3700X dhe Ryzen 3800X me 8 bërthama dhe 16 procese. /PCWorld Albanian