Në CES 2019 AMD prezantoi procesorët e shumëpritur 7-nanometër të cilët i përkasin modeleve të gjeneratës së 3-të Ryzen 3.
Kompania gjeti kohë të bënte një testime madje në Cinebench përballë gjeneratës së 8-të Core i9-9900K.
Procesori i AMD konsumoi 30% më pak energji duke e tejkaluar në performancë.
“Tashmë mund të shikoni fuqinë e vërtetë të teknologjisë 7-nanometër,” tha CEO e kompanisë Lisa Su.
Core i9-9900K është një prej procesorëve më të fuqishëm të Intel por gjithashtu i uritur për energji.
Procesorët AMD ende nuk kanë dalë në shitje prandaj të dhënat e AMD mbeten për tu parë në realitet.
Su gjithashtu shpjegoi ndërtimin e procesorit i cili përmban tetë bërthama 7-nanometër dhe 16 procese.
Ai është i përshtatshëm me motherboardet AM4.
Megjithatë kompania nuk dha detaje për çmimin, datën e debutimit apo modelet. /PCWorld Albanian