Ambasadorja serbe: Kurti ka kushtëzuar, nuk e sjell draftin e statutit të Asociacionit pa nisur anëtarësimi në KiE

E publikuar: 24/04/2023 23:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Albin Kurti EU1

Albin Kurti EU1

Ambasadorja e Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviq, ka vlerësuar se vendimi i Këshillit të Ministrave të KiE për ta mbështetur pranimin e Kosovës në organizatës, është demonstrim i fuqisë së shteteve të QUINT-it me në krye Gjermaninë.

Duke folur për RTS-në, ajo ka thënë se Berlini është shumë i interesuar që procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE të fillojë menjëherë, raporton Gazeta Express.

Dhe për këtë, sipas saj, arsyeja është kryeministri Albin Kurti.

“Sipas asaj që kemi mundur të dëgjojmë në takime joformale, arsyeja e kësaj është kushti i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të paraqitet në takimin e 2 majit dhe ta prezantojë draftin Asociacionit të komunave me shumicë serbë, por që paraprakisht të nis procedura për anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka deklaruar Gjuroviq.

33 shtete anëtarare i kanë dhënë sot dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në KiE. Për të arritur që të bëhet pjesë e organizatës, Kosovës i duhet të ndjekë dhe disa hapa dhe procedura të radhës. /Express