Ambasadorja Kiliç, garanton përkrahjen e Turqisë për Kosovën

E publikuar: 14/09/2017 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila e uroi për formimin e qeverisë dhe për detyrën me përgjegjësi të zëvendëskryeministrit Limaj, shkruan infosot.
Me këtë rast, ambasadorja Kiliç shprehu gatishmërinë e shtetit turk për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat.

Zëvendëskryeministri Limaj falënderoi ambasadoren Kiliç për urimin dhe për ndihmën e shtetit turk në njohjen dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Limaj dhe ambasadorja Kiliç u pajtuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, ndërmjet dy shteteve./infosot/