Ambasadorja izraelite në Kosovë kërkon mbështetje për përfaqësuesen e shtetit të saj në Eurovision

E publikuar: 08/05/2024 19:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Tamar Ziv

Ambasadorja Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv,e ka mbështetur artisten Eden Golan që do të përfaqësojë shtetin izraelit në festivalin e Eurovisionit.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka falënderuar shqiptarët për mbështetjen e ofruar, si dhe ka bërë thirrje që të ketë sa më shumë vota ndaj Golan.

“Nesër në Malmö të Suedisë artistja jonë e talentuar Eden Golan do të interpretojë këngën ‘Hurricane’”.

“Urimet më të mira për Eden, dhe njëherësh dëshiroj të falënderoj të gjithë miqtë në Kosovë (duke votuar online përmes http://esc.vote duke filluar nga mesnata sonte deri nesër në orën 21:00 CET) dhe në shtetet e tjera për mbështetjen e çmuar duke votuar Eden”, ka thënë Ziv.