Ambasadorja gjermane tregon se kur do të bëhet liberalizimi i vizave

E publikuar: 11/02/2016 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angelika Viets ka porosi shumë të qarta për politikën kosovare dhe qytetarët që ikin jashtë vendit Angelika Viets ka porosi shumë të qarta për politikën kosovare dhe qytetarët që ikin jashtë vendit
Ambasadorja e Gjermaninë, Angelika Viets, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në një kolegj në Kosovës. Gjatë kësaj vizite ajo zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit e kolegjit, të cilët e kanë pyetur ambasadoren për edukimin në Gjermani, mendimin e saj për Kosovën, liberalizimin e vizave dhe integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

E shoqëruar në tryezë edhe nga drejtori i ISP-së, Jusuf Karabina, ambasadorja ka folur dhe për liberalizimin e vizave.
Ajo ka thënë se ky proces ka arritur në fundin e rrugës, por nuk mjafton vetëm rekomandimi nga komisioni sepse duhet ta miratojë dhe çdo shtet i Bashkimit Evropian (BE).
“Jam e sigurt se do ta keni liberalizimin e vizave. Z. Zhbogar, Përfaqësuesi Special i Be-së një ditë ka thënë se ‘kemi arritur në fundin e rrugës’, pra jam e sigurt se dikur në fund të këtij viti të ketë një rekomandim pozitiv nga komisioni. Por pastaj puna jonë fillon përsëri, sepse rekomandimi duhet të pranohet nga të gjithë shtetet pjesëtare dhe ajo është pak konsum i kohës gjithashtu”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Unë mendoj se nuk duhet të shqetësoheni sepse do ta keni liberalizimin e vizave së shpejti. Nuk mund t’ju japë një datë të caktuar, madje nuk po them as në vitin 2016, por është afër”, ka thënë Viets.