Ambasadorja e Izraelit falenderon Kurtin dhe Kosovën: Kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë

E publikuar: 10/10/2023 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv ka shprehur falënderimin ndaj institucioneve të Kosovës për mbështetjen pas sulmit mbi këtë shtet, nga grupi i Hamasit.

“I nderuar kryeministër, edhe një herë, faleminderit për mbështetjen e paepur personal dhe të Kosovës për Izraelin në këtë ditë të errëta dhe të vështira. Kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë”, ka shkruar, Ziv në X.