Ambasadori i Shqipërisë në Libi, Eduard Sulo, rezident në Egjipt, ka nisur negociatat me autoritetet libiane për çlirimin e anijes tregtare shqiptare që po mbahet e bllokuar pas akuzave se transportonte materiale ndërtimi në mënyrë të paligjshme.
Sulo është shprehur se ai nuk ka mundur dot të kontaktojë marinarët, por autoritetet libiane e kanë garantuar se ata janë të sigurtë
“Përpjekjet tona janë të gjithanshme, – tha Sulo për media. – Pasi u vumë në dijeni dje pasdite nga Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashtme ne jemi vënë në lëvizje. Nga kontaktet që kam pasur me ambasadën në Libi kam mësuar se anija pretendohet se është marrë me transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, kryesisht rërë dhe zhavorre. Kjo nuk është e konfirmuar, por nga ambasada më është thënë se autoritetet vendase kanë një hetim për këtë. Anija është rikthyer në portin e Tripolit, pasi po largohej drejt Maltës.
Personalisht nuk kam mundur të kontaktoj me marinarët, edhe pse i kam kërkuar autoriteteve libiane të më kontaktojnë me ta. Kam marrë informacion, se autoritetet i kanë marrë në mbrojtje marinarët dhe anijen,”- tha ambasadori.
Por, çfarë rrezikojnë marinarët shqiptarë?
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në rrjetet sociale, i cili shkruan:
“Ky është linku për anijen me ekuipazh të përzier shqiptaro-malazez të sekuestruar në Libi (Porti Zawya). Ju lutem bëjeni publike, se realisht ekuipazhi rrezikon kokën nëse bie ne duart e ndonjërës prej qindra milicive dhe bandave të armatosura libiane, se të presësh nga këta të qeverisë si Olta apo Kryeminsitri Edvin, këta i lënë në mëshirë të fatit!”
http://maritimebulletin.net/…/albanian-freighter-seized-by…/”

















