Ambasadori suedez në Tiranë nga qyteti i Kukësit ka komentuar fenomenin e largimit masiv të shqiptarëve, veçanërisht nga kjo zonë, duke u bërë thirrje atyre që të mos e ndërmarrin riskun e largimit pasi shanset për të fituar azil janë zero.
Patrick Swvensson ka theksuar se Shqipëria nuk është vend në konflikt lufte, ndaj mundësitë për të marrë azil nuk janë zero. “Autoritetet shtetërore suedeze janë të shqetësuara për këtë fluks të azilkërkuesëve jo vetëm nga Shqipeëria por edhe nga vendet e luftës. Kërkesat për azil pranohen vetëm për ata persona që ndiqen, persekutohen për shkak të konfklikteve të luftës, prandaj për shqiptaret nuk është e nevojshme që të kërkojnë azil pasi Shqipëria nuk është në luftë. Qytetarët para se të marrin këtë risk për tu larguar duke harxhuar para dhe pasuritë e tyre duhet të mendojnë me parë”, deklaroi Patrick Sëvensson. Ambasadori ka kërkuar nga qeveria të mbrojë qytetarët e vet dhe t’i informojë lidhur me rrezikun e rikthimit të regjimit të vizave.
“Qeveria duhet të informojë shtetasit e tyre për regjimin e vizave, të mos abuzohet me këtë pasi është shumë e rëndësishme zbatimi korrekt i regjimit të vizave”, theksoi ambasadori suedez.