Ambasadori rus në Këshillin e Sigurimit, Vitaly Churkin duke folur për raportin tremujor të Kosovës në Këshillin e Sigurimit ka përmendur sjelljet e opozitës në Kuvendin e Kosovës.
Ambasadori rus, Kosovës i është referuar si “Krahinë” duke thënë se puna atje po pengohet me gaz lotsjellës nga partitë opozitare.
Ai duke iu referuar “Krahinë” Republikës së Kosovës, thotë se puna në “Kuvendin e Krahinës” po pengohet me gaz lotsjellës.
Churkin, ka thënë se mosmarrëveshjet politike të brendshme këto parti i kanë hedhur në rrugë.
“Në ditët e fundit ka pasur demonstrata masive gjatë të cilave demonstruesit kanë hedh gurë e koktej molotovi ndërsa autoritetet e Kosovës kanë hedhur gaz lotësjellës”.