Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, tha se problemi ma i madh i shqiptarëve janë mosmarrëveshjet në mes tyre.
Këto komente ai i bëri pasi kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Bejag, i është ankuar për situatën politike në Kosovë.
Brathu në Malishevë është ftuar nga kryetari Begaj, në mënyrë që t’i shprehen falënderimet për ndihmën që i ka dhënë Kosovës populli dhe qeveria norvegjeze, njofton Klan Kosova.
Begaj këtu ka përmendur edhe ndërtimin e shkollës profesionale në Malishevë, ku edhe po mbahet një aktivitet falënderues për ambasadorin.
Ndërsa ambasadori Brathu tha se falënderimi më i madh që i bëhet Norvegjisë është që Kosova të jetë shtet i suksesshëm.