Ambasadori Kirby: Normalizimi i raporteve nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB

E publikuar: 24/12/2015 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Beograd ka deklaruar se normalizimi i raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nënkupton anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Ne nuk kërkojmë që Serbia ta njoh Kosovën, por e kërkojmë normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I mbetet Bashkimit Europian ta definojë në fund se çfarë nënkupton normalizimi. Por sipas nesh kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB” ka thënë Kirby për mediat serbe.

Diplomati amerikan ka rikujtuar se Gjermania Perëndimore asnjëherë s’e ka njohur Gjermaninë Lindore, por kjo e fundit ka qenë anëtare e OKB’së.