E diela e datës 3 qershor 2018, ishte nga më të veçantat në jeten time, sepse, kisha nderin dhe knaqësine të prisja në vizitë historike, në selinë qendrore në firmen time Vatani në Gjilan, ambasadorin fuqiplotë të Shqipërisë në Maqedoni, mikun tim të nderuar, diplomatin shqiptar të karieres z. Fatos Reka dhe diplomatin e ri që e shoqëronte ambasador Reken, sekretarin e tretë të ambasadës së Shqipërise në Maqedoni z. Alban Malia!
Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e perkrahur edhe nga Shqiperia, SHBA, Anglia, Gjermania, Italia,Franca etj., jo vetëm ka larguar përgjithmonë Serbinë pushtuese nga Kosova, por ka krijuar realitet të ri i cili është krejtësisht i paimagjinuar e i rrallë në tokën shqiptare, por po dëshmohet katërciperisht, se të jeshë i lirë e i pavarur dhe i faktorizuar në rajon e më gjerë, është shumë domethënëse dhe progresive!
Kontributi i madh historik e jetik i Shqipërisë në çlirimin e tokave Shqiptare nga pushtuesi serb, është përfundimisht vlera më e madhe kombëtare, që na bën të ndihemi krenar e të lumtur, që ora më e madhe e historisë na ka gjetur në këmbë e të mobilizuar, për të përballuar me sukses misionin që na ishte ngarkuar mbi supe si gjeneratë, për të bërë realitet endrren e brezave, të udhëheqësve e ideologëve të mëdhenj të atdheut, që në tokat shqiptare të mos ketë pushtues të huaj!
Prandaj largimimi Serbisë pushtuese nga Kosova, jo vetem ka krijuar realitet të ri në Kosovë, por ka krijuar edhe një mundësi të madhe e të panjohur më parë në histori, atë të krijimit të relacioneve e raporteve të reja në mes kombeve e shteteve, në mes institucioneve e mekanizmave të ndryshëm, në mes njerezve e aspiratave të mëdha të tyre liridashëse që kanë bartur, për të ecur vertikalisht e me dinjitet në jetë dhe për të krijuar vlera të reja për shoqërinë dhe njerëzimin!
Vizita e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni z. Fatos Reka në selinë e firmes Vatani, përpos që ishte ngjarje me rëndësi për mua dhe nderim e vlerësim për kontributin tim modest në të kaluaren në sherbim të çështjes kombëtare, ishte edhe inkurajim për të mos u ndalur se kontribuari edhe në të ardhmen e për të sherbyer me devotshmëri kurdoherë që e kerkon atdheu!
Në shenjë respekti për viziten e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni mikut të nderuar z. Fatos Reka, ia dhurova dy librat e mi atë për tribunin e kombit Ramiz Cernica dhe librin më të ri FJALIME!
Me ambasador Reken dhe diplomatin që e shoqëronte, në mes tjerash edhe biseduam për gjendjen në Maqedoni,në Kosovë e në Luginë të Preshevës dhe me gjerë!
U vleresua se gjendja në Maqedoni është stabile dhe se populli shqiptar e partite politike janë duke luajtur rol të rendësishëm e pozitiv për të ardhmen euroatlantike të këtij vendi, i cili është me rendësi të veçantë për paqen në Ballkan dhe stabilitetin në rajon!
Vizita e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni z. Fatos Reka, në selinë e firmës Vatani në Gjilan, është dhe do të mbetet ngjarje historike për mua e firmën Vatani, për familjen time, por edhe ëer Gjilanin dhe Kosovën, sepse ëshëe bërë një vizitë që ka rikthyer vëmendjen e gjeneratave të vjetra dhe një paralajmërim te gjeneratat e reja, se realiteti i ri në Kosovë, është madhështor, integrues dhe progresiv!
Kjo vizitë është edhe një dëshmi më shumë, se nuk do të mund të realizohej, sikur të mos ishte bërë lufta e armatosur e popullit shqiptar nën emblemat e shenjta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!
Ismet Sylejmani
Prishtine 05.06.2018 !