Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ndryshe nga ai gjerman, e ka mirëpritur seancën për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti.
Në një reagim të tij në llogarinë e Twitter, Kosnett është shprehur se është e rëndësishme që të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën.
”I kënaqur të shoh që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. Siç i thashë sot Kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha Institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, shprehet Kosnett.