Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agron Vrenezi, i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayip Erdogan.
Sipas njoftimit nga ambasada, Vrenezi gjatë takimit me Erdogan, biseduan edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes dy vendeve.
“Ambasadori Agon Vrenezi sot i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftim.
“Në një bisedë miqësore, Ambasadori Vrenezi përcolli mesazhin dhe përshëndetjet e Presidentes, Qeverisë dhe të popullit të Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin turk, ndërkaq u konstatua niveli i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të dy vendeve, me zotimin për shfrytëzim të të gjitha potencialeve që ky bashkëpunim të shtrihet në të gjitha fushat në dobi të qytetarëve”.