Ambasadori i Kosovës në Francë: Ngjarjet e Parisit, të tmerrshme

E publikuar: 14/11/2015 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamed Kullashi, i ka cilësuar ngjarjet e sotme në Paris, si një nga më të tmerrshmet këto kohët e fundit.

Në një lidhje direkte, përmes telefonit, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ai ka thënë se Presidenti i Francës, Francois Hollande, aktualisht është duke zhvilluar një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme me akterët kryesorë të shtetit, ku po diskutojnë për veprimet që duhet t’i marrin për t’i zbardhur sulmet e sotme.

Kullashi ka pohuar se ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e të vdekurve, por, sipas tij, ky numër ka kaluar mbi 40.

Ambasadori kosovar ne Francë ka thënë se nuk ka qenë jashtë në qytet kur kanë ndodhur sulmet.