Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka dhënë versionin e tij për atë që ngjau në takimin e gjatë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel që u ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Bajrami është shprehur se në takimin urgjent, Kosova kishte propozuar që të pezullonte fazat e mëtejme të ndërrimit të targave, në këmbim që Serbia të prodhonte targa ilegale por edhe që BE-ja të niste procesin e bisedimeve bazuar në propozimin e fundit të mbështetur nga Franca dhe Gjermania.
“Për çudi, kjo u refuzua!” – shkroi Bajrami në Twitter.
Nga ana tjetër, pas përfundimit të takimit trilateral BE-Kosovë-Serbi, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politkë të Jashtme, Josep Borell, deklaroi se ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ai cili nuk u pajtua me propozimet e BE’së për një zgjidhje për rrugën para për çështjen e targave, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiç e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi”, tha Borrell.
“Sundimi i ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensionim dhe eskalim të situatës”, ka thënë Josep Borrell në konferencë për shtyp, derisa e fajësoi, siç tha ai, “në veçanti Kosovën” për mosrezultat.
Shefit të BE’së me kundër akuza iu përgjigj Kryeministri Albin Kurti, në një deklarim para mediave, pasi doli nga takimi me Borrell e Vucic. Tha se spanjolli hoqi dorë nga plani i quajtur në publik si franko-gjerman për marrëveshje “të madhe” Kosovë-Serbi.
“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimin i BE-se për normalizim të marrëdhenieve dhe Kosovës. Po them me keqardhje se vetë e kanë propozuar, dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”. Në Paris Borell tha se propozimi nuk është franko-gjerman, por i BE-së i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Mirëpo sot po them me keqardhje ai hoqi sot dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi”, tha kreu i ekzekutivit kosovar para gazetarëve në Bruksel.