Ambasadori i Italisë: Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit

E publikuar: 16/02/2021 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka thënë se presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ai në një mesazh për zgjedhjet në Kosovë ka thënë se procesi ishte i rregullt dhe kur fiton demokracia fitojnë të gjithë. “Populli foli! Sipas rezultateve paraprake, uroj Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për procesin e suksesshëm zgjedhor.

Secili fiton kur demokracia lulëzon! Presim formimin e Qeverisë në kohë dhe zgjedhjen e Presidentit!”, ka shkruar ai.