Ambasadori i Italisë në Kosovë: Pa Rrahmanin, Ukanin e Muriqin, por… Forca Kosovë
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka bërë një postim në “Twitter” ku ka ofruar mbështetjen e tij për Kosovën para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, përcjellë KosovaPress.
Orlando ka përmendur mungesat e rëndësishme që ka Kosova për këtë ndeshje si Rrahmani, Ujkani e Vedat Muriqi, por mbi të gjitha ai ka bërë thirrjen “Forca Kosovë”
“Kësaj here, pa Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin dhe Vedat Muriqin, e pabesuehsme….por akoma… Forca Kosova.”. ka shkruar ambasadori italian.