Ambasadori i Holandës: Pse RTK-ja nuk po e transmeton protestën? (Foto)

E publikuar: 18/04/2015 15:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, është ndarë i habitur sot kur ka parë që transmetuesi publik (RTK) nuk po e transmeton protestën e partive opozitare në Prishtinë.
Në një postim në Twitter dhe Facebook, diplomati holandez ka pyetur pse protesta e sotme nuk po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
“Është interesante të theksohet se RTK nuk po e transmeton protestën e sotme drejtpërdrejt. Dikush mund të pyesë pse. Gjithçka po shkon në mënyrë të rregullt dhe paqësore”, ka shkruar Ambasadori Bosch.
Shkarkimi i menaxhmentit të RTK-së është një nga pikat e protestës së sotme të partive opozitare.