Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e Klan Kosovës.
Rohde ka thënë se mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovës do të ishte një goditje serioze për lirinë e medias në Kosovës.
Rohde gjithë këtë që po ndodh e ka konsideruar si mjaft shqetësues.
“Shumë shqetësuese: Mbyllja e një prej mediave më të mëdha në Kosovë do të ishte një goditje serioze për lirinë e medias”, ka shkruar Rohde.
Very troubling: Shutting down one of the biggest media outlets in Kosovo would be a serious blow to media freedom. https://t.co/RVTiOG58Ct
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 28, 2023


















