Ambasadori i BE: Porosia e fortë e Borrell ishte se integrimi i Shqipërisë është prioritet

E publikuar: 16/03/2022 09:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka thënë se porosia më e madhe që Shefi i Politikës së Jashtme Josep Borrell dha në Tiranë është se integrimi i këtij vendi është primar.

“Faleminderit Josep Borrell në përfundim të vizitës në Tiranë. Keni përçuar porosinë e fortë: Integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet dhe se e ardhmja e saj është në union”, është shprehur Soreca.

“Tani më tepër sesa kurrë siguria e Evropës dhe stabiliteti i saj janë të kërcënuara”.