Ambasadori gjerman vlerëson rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë

E publikuar: 08/11/2017 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti në takim Ambasadorin e ri gjerman, Christian Heldt, të cilin e falenderoi për kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset tjera të rëndësishme.

Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për rolin e LDK-së në proceset shtetformuese dhe zhvillimore për vendin dhe shprehu përkushtimin e LDK-së për avancimin e proceseve integruese evropiane, në bashkëpunim të plotë me autoritetet gjermane.

Ndërkaq, ambasadori Christian Heldt e falenderoi Mustafën për pritjen, duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.

Ambasadori Heldt, po ashtu, shprehu vullnetin e tij për avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve, duke theksuar përkrahjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.