Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka folur për ndihmën prej 171 milionë eurove që Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës.
Heldt ka shkruar në Twitter se BE’ja s’ka vetëm fjalë, por vepron.
“Ne, si BE dhe si shtete anëtare, do të vazhdojmë të angazhohemi për punë serioze. Por, angazhimit këtu i duhet bazë e fortë në BE”, është shprehur ai.
“Prandaj, është prioritet kryesor i Gjermanisë si kryesuese e BE’së, bashkë me rimëkëmbëjen”, ka shkruar Heldt./GS/


















