Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka bërë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova.
Në një postim në rrjete sociale, Rudolph tha se po e nderon trashëgiminë e Rugovës si avokues i zgjidhjes së konflikteve pa dhunë.
“Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë.”
Më 2 dhjetor, presidenti Rugova kishte 81 vjetorin e lindjes.


















