Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtyerjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse – dalëse deri më 1 shtator ishte në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Këtë e tha përmes një cicërime në rrjetin social Twitter, ku ka treguar për takimin që pati sot me presidenten Vjosa Osmani.
Rohde tha se vendimet e Qeverisë janë legjitime dhe plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.
“Kënaqësi për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani sot, për të diskutuar zhvillimet aktuale, përfshirë vendimin për shtyrjen e zbatimit të vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse – dalëse për datën 1 shtator, në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Theksova se vendimet janë legjitime – plotësisht në përputhje me marrëveshjet në Bruksel”, ka shkruar ambasadori gjerman.
Good to meet @VjosaOsmaniPRKS today and discuss current developments incl. decision to postpone implementation of decisions on license plates and entry-exit docs to 1 Sept in coordination with 🇺🇸/🇪🇺. I underlined that decisions are legitimate/fully compliant with BXL agreements. pic.twitter.com/pTceSmc6GU
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 3, 2022