Ambasadori gjerman i zhgënjyer me procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

E publikuar: 07/04/2022 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

“Kjo vërtetë me të vërtetë zhgënjyese dhe jo një mënyrë për të ecur para. Veçanërisht kur edhe organizatat joqeveritare të njohura në Kosovë si IKD e GLPS shprehin shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndryshe të mërkurën Këshilli Prokurorial i Kosovës ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror për ta zëvendësuar Aleksandër Lumezin.