Ambasadori francez: Manipulimi i informacionit po bëhet sistematik – mediat raportuan saktë

E publikuar: 30/07/2025 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politizimi i dërgimit të njësiteve të kërkim-shpëtimit të FSK-së në Liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një personi të zhdukur më 27 korrik, ka nxitur reagime të forta nga ambasadorët

Ambasadori francez, Olivier Guerot, dënoi ashpër veprimin e qeverisë në detyrë. Ai shtoi se Franca do t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme misionit paqëruajtes në Kosovës “në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike.”

Geurot shprehu gjithashtu respekt për mediat “që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.”

“Franca e mbështet plotësisht KFOR-in dhe Komandantin e tij. Që nga krijimi i tij, KFOR-i ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të pazëvendësueshëm në sigurimin e sigurisë për të gjithë. Ai meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjithë aktorëve në rajon. Franca do të vazhdojë t’i ofrojë atij gjithë mbështetjen e nevojshme në një kontekst ku dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike. Po ashtu, i bëj nder mediave që kanë raportuar saktë për rolin e KFOR-it në përpjekjet për gjetjen e trupit të personit të zhdukur nga Liqeni i Gazivodës.” – tha ai.