Ambasadori francez Guerot, vizitoi qendrën e votimit në Mitrovicë të Veriut

E publikuar: 21/04/2024 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Oliver Guerot

Ambasadori francez, Oliver Guerot, vizitoi qendrën e votimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Në katër komunat veriore, është duke vazhduar procesi i votimit për shkarkimin e kryetarëve.

Numri i qendrave të votimit në komunën e Zubin Potokut është 5, Leposaviqit 8, në Zveçan 5 dhe në Mitrovicën e Veriut 5.

Në përgjithësi, numri i qendrave të votimit në këto katër komuna është 23, me gjithsej 63 vendvotime.