Ndonëse më vonë se të tjerët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka zgjedhur Twitterin për ta uruar shtetin e Kosovës për marrjen e rekomandimeve për heqjen e vizave nga Komisioni Europian.
Delawie ka shkruar në Twitter se ShBA do të festojë më Kosovën lajmin për vizat, duke e shpërndarë paralajmërimin e përfaqësueses për Politikë të Jashtme të Bashkimi Europian dhe zëvendës kryetares së Komisionit Evropian, Federica Moghereini, për vizitën që kjo e fundit do t’ia bëjë Kosovës nesër./Gazeta Express/

















