Ambasadori Delawie mbështet ftesën e Jahjagës për takim të liderëve

E publikuar: 05/02/2016 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e ka mbështetur iniciativën e Presidentes Atifete Jahjaga që ti takojë liderët e partive politike në vend.
“Mbështes iniciativën e presidentes së Kosovës për të ftuar në takim të hënën. Liderët e Kosovës duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët’, ka shkruar ambasadori në Twitter.

Ftesën e Jahjagës për të takuar liderët e ka mbështetur edhe shefi i zyrës së BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar.