basadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, pas takimit me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të zhbllokohet Kuvendi dhe të vazhdojë seanca.
“Investitorët po i shohin imazhet e dhunës dhe kaosit. Kjo nuk është gjë e mirë për Kosovën”.
Ai ka thënë se situata e krijuar në Kuvend nuk është gjë e mirë për Kosovën, dhe për ata njerëz” siç tha ai që kanë sjellë armë në Kuvend”.
“ Kam një mesazh për ju, ju po e dëmtoni ekonominë e Kosovës, ju po e dëmtoni shansin që Kosovës të shkojë drejtë liberalizimit të vizave”, ka thënë ndër tjerash Delawie.
Ai ka thënë se SHBA beson se të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit.
“SHBA dhe qytetarët e Kosovës kanë punuar shumë që Kosova të ketë njohje të reja ndërkombëtare. Ky gjendje po e dëmton këtë process. Qëllimi im dhe i SHBA-së është të ndihmojmë Kosovën të bëhet pjesë e BE-së” , ka thënë Delawie.


















