Ambasadori britanik: Për demarkacionin të merren parasysh faktet, jo dëshirat

E publikuar: 05/12/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell është deklaruar rreth çështjes së demarkacionit së Kosovës me Malin e Zi.

O’Connell, është shprehur se çështja e demarkacionit është çështje bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të zi. Thotë se zgjidhjen e çështjes së demarkacionit e ka vënë si kusht edhe Grupi i Shengenit i cili ndodhet brenda Bashkimit Evropian, shkruan Express.

“D.m.th qe nëse Kosova dëshiron të shfrytëzoj liberalizimin e vizave duhet të përmbush kriteret që i ka paraqitur Bashkimi Europian”, ka thënë ambasadori britanik.

Tutje ai ka thënë se rreth kësaj çështje liderët e shtetit duhet t’i marrin parasysh faktet e jo dëshirat.

“Por unë kam thënë disa herë që për këtë çështje ashtu sikurse edhe çështjet tjera duhet të merren parasysh faktet e jo dëshirat”. Këto komente ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, i ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Facebook.