Ambasadori britanik në Kosovë interesohet për të drejtat e njeriut

E publikuar: 20/10/2015 16:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i Popullit,Hilmi Jashari ka pritur sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, Ambasadori britanik u interesua për sfidat me të cilat përballet Avokati i Popullit, si një mekanizëm i mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë, njofton kumtesa nga AP, transmeton Koha.net.

Nga ana e tij, Avokati i Popullit e njoftoi Ambasadorin britanik mbi sfidat dhe vështirësitë kryesore në punën e institucionit që ai udhëheq dhe së këndejmi edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në përgjithësi në vend.

Me këtë rast, ka vlerësuar bashkëpunimin me mekanizmat ndërkombëtarë në funksion të mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.