Ambasadori britanik: Dhuna dëmton Kosovën, tani është koha për dialog serioz politik

E publikuar: 19/02/2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairí O’Connell thotë se dhuna po e dëmton Kosovën dhe se tani ka ardhur koha për dialog serioz politik.
‘Dhuna po dëmton Kosovën. Është koha që liderët e të gjitha palëve në Kosovë të tregojnë se mund të zgjedhin vetë problemet e Kosovës. Është koha për dialog serioz, si ai i ofruar nga Presidentja prej gjashtë muajsh. Tetë vjet pas Pavarësisë, është koha që Kosova të veprojë si vend demokratik europian. A nuk është kjo ajo që duan qytetarët e Kosovës”, shkruan ambasadori në llogarinë e tij në Facebook.

TEMAT:AMBASADORI BRITANIK: