Izolimi i kosovarëve për të lëvizur të lirë në vendet e BE-së, mund të merr fund me vitin 2015. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe ambasadori në shkuarje i Austrisë, Johann Brieger
Ai gjatë një vizite lamtumirës në Pejë, është shprehur optimist se pranvera e vitit 2016 do t’i gjejë kosovarët të lëvizin të lirë dhe pa regjim vizash në zonën Schengen.
Në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, Brieger e ka falënderuar për bashkëpunim popullin e Kosovës, për të cilin ambasadori Austrisë ka sjellë shumë projekte në Kosovë, përfshirë lobimin e vazhdueshëm për ardhjen e investitorëve nga Austria, duke pasur parasysh se storiet e investimeve austriake në Kosovë janë të suksesshme.
Ambasadori Brieger ka falënderuar edhe komunitetin e asociacioneve sociale si dhe kulturore për bashkëpunimin korrekt gjatë gjithë mandatit të tij në Kosovë, duke kujtuar kosovarët që investimin më të madh duhet ta bëjnë në segmentin e arsimimit cilësor, sepse me arsimim cilësor përcaktohet edhe e ardhmja e ndritshme dhe premtuese e një vendi.
Ambasadori Johann Brieger misionin diplomatik në Kosovë e kishte filluar në janarin e vitit 2011.