Themelimi i Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë përbën kushtin për përparimin e mëtejmë të Kosovës, deklaroi ambasadori amerikan për Çështje të krimeve të luftës, Stephen Rapp.
Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare gjithmonë reagon ndaj krimeve që bëhen në mënyrë të organizuar.
Sipas ambasadorit amerikan, Stephen Rapp, ndërmarrja e kësaj mase nga Kosova do t’ i hapte asaj dyert e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë anëtarësimin në organizata e institucione ndërkombëtare.