Në përvjetorin e katërt të vdekjes së legjendës shqiptare të futbollit, Fadil Vokrri, Përfaqësuesja e Kosovës e ka shënuar një fitore dramatike sonte.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ishte sonte nikoqire e Irlandës së Veriut.
Ndeshja e vlefshme për grupin të Ligës C, i takoi Kosovës 3:2.
Prezent sonte në stadium ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.
Madje, ai është shprehur i lumtur pas fitores së “Dardanëve”.
Hovenier, në një postim në “Twitter” uroi djemtë tanë për këtë tre pikësh aq të rëndësishëm.
“Urime. Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme”, shkroi ai, teksa shpërndau një fotografi nga stadiumi.