Ambasadorët e vendeve evroperëndimore kanë shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni.
Ambasadori amerikan Jess Baily në emër të të gjithë kolegëve të tij dënoi ashpër dhunën dhe bëri thirrje për përmbajtje, durim dhe qetësi gjatë tubimeve qytetare duke iu referuar protestave të përditshme.
Ambasadori Baily theksoi se Qeveria nuk bëri progres në kontekst të shumë akuzave ndaj Qeverisë të cilat dolën nga përgjimet.
“Kjo mosndërmarrje e vazhdueshmëve e veprimeve hedh dyshim serioz ndaj përkushtimit të Qeverisë së Maqedonisë për parimet dhe vlerat demokratike të bashkësisë euroatlantike. Pasuksesi për të demonstruar këtë përkushtim me veprime konkrete do ta rrënojë përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Gjithashtu i shprehëm pritjet tona sa i përket përgjimeve të cilat zbardhin sjellje të papranueshme dhe janë të nevojshme masa adekuate politike dhe juridike ndaj përgjegjësve me qëllim që të veprohet ndaj dobësive të institucioneve të cilat janë të përfolura në përgjime”, deklaroi Baily.
Ai bëri thirrje që Qeveria duhet të mendojë reforma specifike, përfshirë inegritetin e procesit zgjedhor, lirinë e mediave, pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shprehjes. (INA)