Ambasadorët e Quintit nuk u shkojnë në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

E publikuar: 12/06/2023 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorët e vendeve të Quintit e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Në këtë ceremoni, të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë as krerët e opozitës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës, por edhe i Arabisë.

Klan Kosova ka provuar të marrë një koment nga qeveria, por edhe presidenca, lidhur me këtë çështje, megjithatë ende s’ka pranuar përgjigje.