Ambasadorët e Bashkimit Europian, takim në Dibër

E publikuar: 28/10/2017 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

18 ambasadorë të Bashkimit Europian, të kryesuar nga ambasadorja Romana Vlahutin, kanë mbërritur në Dibër për një takim që ka nisur në orën 9:30 në bashki me kryetarin Muharrem Rama.

Në programin e tyre është edhe një vizitë në Kalanë e Dodës.

takimi po zhvillohet pa praninë e medias, por mendohet se çështja e azilkërkuese shqiptarë në BE që kryesisht janë nga Dibra dhe zona të tjera në veri i ka nxitur ambasadorët të shikojnë nga afër situatën dhe të dërgojnë mesazhin e tyre.