Ambasada Amerikane: Hiqni dorë nga dhuna (Video)

E publikuar: 03/11/2015 22:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pozita e opozita duhet me u përballë në debate të fuqishme brenda sallës së Kuvendit, të dyja forcat politike duhet me marrë pjesë në séancë, sepse ai asht tempulli i demokracisë, edhe pse nuk asht e nevojshme që palët me u dakordue me rezultatet.

Kështu asht përgjigjë Zadhanësi i Ambasadës Amerikane, Philip Drewry, interesimit të Televizionin Rrokum për mënyrën si Ambasada e Shteteve të Bashkueme të Amerikës e sheh zgjidhjen e situatës aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada Amerikane kërkon nga opozita me heqë dorë nga dhuna si taktikë politike, e me ju kthye punës së randesishme në Kuvend, për interes të qytetarit.

“Shtetet e Bashkueme fuqimisht ftojnë opozitën me heqë dorë nga përdorimi i dhunës si taktikë politike dhe konstruktivisht me u angazhue në punën e randësishme të Kuvendit për me avancue interesin e popullit të Kosovës”.

Po ashtu në përgjigjën e tij, Drewry thotë se Kosova ka nevojë me pasë nji Kuvend që siguron nji të ardhme të sigurtë, ndërsa ka inkurajue Qeverinë me marrë drejtimin e duhun për me ecë përpara.

Zadhanësi i Ambasadës Amerikane e ka nji përgjigje edhe për shkuemjen në zgjedhje, si nji mënyrë për daljen nga bllokada e opozitës:

“Opozita ende ka mënyra të tjera ku mundet me ju ndigjue zani.  Asht përgjegjësia e nji opozite me u  përfshi në nji debat të kuptimtë më mënyrat e mundësueme në demokraci për me ju ndigjue zani. Nji demokraci nuk mundet me funksionue kur, sa herë që nji parti i humbe zgjedhjet, kërkon “ri-zgjedhje”, sepse atyne nuk u pëlqejnë rezultatet.  Na e kemi nji shprehje në anglisht, që thote se nuk ke nëvojë me u nisë për shtepi sa herë që humbe”.

Po ashtu Ambasada Amerikane, përmes zadhanësit Drewry, ka kërkue nga partitë parlamentare me ju përgjigjë pozitivisht ftesës së Presidentes për nji dialog gjithëpërfshimës.

Në fund, Zadhanësi thotë se Kuvendi luen rol jetik në avancimin e demokracisë, prosperitetit dhe sigurisë së Kosovës.