Ambasada gjermane për renditjen e Kosovës: Edhe më poshtë se Serbia – raporti libër detyrash për qeverinë e re

E publikuar: 02/05/2025 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar për renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit, ku ka rënë për 24 vende krahasuar me vitin e kaluar.

Në reagimin e ambasadës thuhet se Kosova është e fundit krahasuar me vendet e rajonit, teksa theksohet se si është renditur edhe më poshtë se Serbia.

Ambasada thotë se raporti mund të lexohet si një libër me detyra për qeverinë e re për të siguruar një shtyp të lirë.

“Kosova  ka rënë gjithsej  vende në Indeksin e fundit të Lirisë së Shtypit të RSF-së, duke e renditur atë në fund në krahasim rajonal – madje edhe pas Serbisë. Raporti lexohet si një libër detyrash për qeverinë e re, duke përshkruar qartë hapat e nevojshëm për të siguruar një shtyp të lirë, i cili është thelbësor për çdo demokraci të gjallë dhe elastike”, thuhet në njoftimin e ambasadës.