Ambasada e SHBA-së mirëpret fillimin e fushatës zgjedhore: Pjesmarrësit ta respektojnë ligjin dhe proceset demokratike

E publikuar: 13/01/2025 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mirëpritur fillimin e fushatëz zgjedhore në Kosovë, shkruan InfoSot.

Ambasada amerikane tha se pret që partitë të sillen sipas traditave “të forta demokratike”.

“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës.